Aksident & defekt
Tërheqje e veturës së aksidentuar ose të ndaluar nga defekti, drejt servisit, shtëpisë apo destinacionit që zgjidhni ju.
Karrotrec & shërbim rrugor · që nga 2014
Aksident apo defekt, ditë apo natë: tërheqim veturën, kamionin ose autobusin tuaj deri në 50 ton, me vinç kur terreni është i vështirë. Nga Fushë-Kruja në gjithë Shqipërinë, Ballkanin dhe Europën.
Shërbimet
Çdo shofer mund të ndodhet me një problem gjatë udhëtimit. Ne kemi mjetet, vinçat dhe njerëzit për ta zgjidhur, dhe nuk ju lëmë në mes të rrugës.
Tërheqje e veturës së aksidentuar ose të ndaluar nga defekti, drejt servisit, shtëpisë apo destinacionit që zgjidhni ju.
Makina në kanal, në shpat apo në terren të papërshtatshëm? E ngremë me vinç që të mos dëmtohet më shumë.
Karrotrec të rëndë për kamionë, autobusë, furgona dhe autokamper, një ose disa mjete njëherësh.
Fadroma, ekskavatorë, traktorë, betoniere, pajisje industriale, kabina, kasonetë dhe shtëpi druri.
Ju sjellim mjetin nga Ballkani apo Europa. Jashtë Shqipërisë marrim me vete edhe deri në 4 pasagjerë.
Sipas marrëveshjes ju japim veturë që të mbërrini në destinacion. Në oficinën tonë bëjmë riparime të lehta dhe gjejmë pjesë këmbimi.
Flota & baza
Karrotrec Luli u krijua në vitin 2014 në Fushë-Krujë me një qëllim të vetëm: të ndihmojë shpejt kur ndihma është e domosdoshme. Sot kemi platforma, kamionë me vinç, karrotrec të rëndë dhe rimorkio për transport të disa mjeteve njëherësh.
Njerëzit pas timonit
Jemi një ekip i vogël nga Fushë-Kruja që e njeh çdo kthesë të rrugëve tona. Besojmë se cilësia e shërbimit është çelësi i gjithçkaje. Ndonjëherë arrijmë edhe të pamundurën.
“Zgjidh Karrotrec Luli si të gjithë të tjerët!”
Mbulimi
Nisemi nga Fushë-Kruja dhe arrijmë në çdo qytet të Shqipërisë. Për mjete që duhen sjellë nga jashtë, ose për pushuesit që mbeten me makinë në rrugë, shërbejmë edhe në:
Paketat vjetore
Për shoferët që udhëtojnë shpesh, ose për bizneset me disa mjete: paguani një herë në vit dhe karrotreci është i siguruar.
30€/ vit
Transport i mjetit tuaj pa limit gjatë gjithë vitit në linjat:
Linjat Tiranë–Lezhë, Tiranë–Laç, Durrës–Laç dhe Durrës–Lezhë kanë kosto shtesë vetëm kur kërkohet transporti.
Regjistrohu në WhatsAppMë e plota
50€/ vit
Gjithçka nga Paketa 1, plus:
Kontakt
Mënyra më e shpejtë është telefonata. Për transport të planifikuar, plotësoni formularin dhe ju kthejmë çmimin në WhatsApp.
+355 68 204 5781